Connect with us

Lajme

MOMENTI/ Sherri tek FRD-ja, grushta, shpulla dhe sharje, përplasja fizike ku u bë pjesë dhe presidenti Ilir Meta

Publikuar

TIRANË- Kërkesa e Bashkisë Tiranë që Fryma e Re Demokratike, ish-partia e Bamir Topit, tashmë në koalicion me opozitën, të bastiste zyrat me qëllim rinovimi dhe mirëmbajtje. Kjo kërkesë nuk u pranua nga kryetari i ri i Partisë, Sali Shehu, i cili kërkoi ndihmë nga presidenti Ilir Meta.

Meta shkoi tek zyrat ku brenda ndodheshin efektivët e policisë bashkiake, ata të rendit dhe anëtarët e FRD-së. Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe sherri verbal ka kapërcyer në sharje, grushta dhe shpulla. Presidenti Ilir Meta nxorri jashtë policët ndërsa nuk munguan as fyerjet. “Ikni o b.q.”-dëgjohet në video, transmeton dosja.al

Ilir Meta: Ça bëhet kështu more? Kështu e duan këta? Ore do t’ju çoj në burg me duart e mia. Përjashta, Përjashta, Përjashta, Përjashta,  s’dua asnjë fjalë.

Një i pranishëm: Përjashta ka të drejtë.

Tjetri: Legen muti mos më kap me dorë o bq.

Ilir Meta: Dilni more jashtë. Dilni jashtë se do vij unë jashtë.

NA NDIQ NË FACEBOOK