SKENA
Mevlani poston pozën e bukur me Aristelën, Antonela ka diçka për t’u thënë: Jeni…

Nëse gjatë një periudhe Antonela dhe Ledjana debatonin me tone të larta për Mevlanin, duket se mes tyre tashmë ka hyrë edhe Aristela. Më herë gjatë një puntate, kjo e fundit ka thënë që do t’i sfidojë të dyja vajzat, që të fitojë zemrën e Mevlanit.
A po ndodh kështu? Teksa Antonela duket se ka hequr dorë prej tij dhe Ledjana ende nuk e di se çfarë ndjen për Mevlanin, ky i fundit ka postuar në “Instagram” një foto me Aristelën.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të zi, ndërsa ai me një kostum ngjyrë të kuq. Por vëmendjen e mori komenti i Antonelës, i cili i ka habitur të gjithë. “Jeni shumë çift i bukur”, ka shkruar ajo.















