SKENA
Mevlani dedikim për Antonelën: Kur të dështojnë në gjetjen e njeriut perfekt do t’i marr malli për ty

Trekëndëshi i famshëm Mevlan, Ledjana, Antonela mbetet ndër më të komentuarit që nga fillimi i emisionit “Përputhen”.
Ditë më parë ishte Antonela ajo që tha se po hiqte dorë nga Mevlani për t’i liruar rrugën Ledjanës, përcjell Gazeta Blic.
Por, ky vendim nuk e bëri të lumtur Mevlanin i cili edhe vazhdoj diskutimet me të në studio.
Ndërsa, në një postim që ka bërë së fundi ai në Instagram ka lënë të nënkuptohet që është dedikim për Antonelën.
“Kur të dështojnë në gjetjen e njeriut perfekt do t’i marr malli për ty”, ka shkruar Mevlani në mbishkrimin e një fotografie.
Ndërkohë, Mevlani po vazhdon njohjen me Ledjanën, me të cilën së fundi edhe shkëmbyen puthje në takimin e fundit./ Gazeta Blic
















