Connect with us

Lajme

Meta i përgjigjet Ramës: Unë kokainën nuk e përdor

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nga Fieri i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi sot teksa prezantoi kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 Prillit. Meta u pyet në lidhje me foton e publikuar nga Rama dhe krahasimin me Etilda Gjonajn.

Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do isha i shqetësuar, por unë kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike“, tha Meta.

Teksa u kthyer tek zgjedhjet e 25 Prillit, kreu i shtetit shqiptar u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Në një konferencë për mediat, Presidenti tha se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij është fuqia e tij e vërtetë në demokraci.

Më tej ai u shpreh se ka “qenë gjithmonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe ka theksuar prej kohësh që në themelet e krizës qëndron kriza e legjitimitetit të institucioneve”.  Në lidhje me deklaratat e tij se zgjedhjet e 25 Prillit janë një referendum, ai u shpreh se është vendosur në pikëpyetje e ardhmja europiane e Shqipërisë.

Meta: Kur flas për referendum më 25 Prill e them sepse është vendosur në pikëpyetje e ardhmja europiane e Shqipërisë.

Vetëm një pjesëmarrje masive në zgjedhje do përmirësojë kredencialet e Shqipërisë. Është koha të shembim një regjim të gënjeshtërt”, tha ai.

Më tej komentoi dhe hapjen e listave, duke thënë se tashmë qytetarët kanë dhe mundësi të zgjedhin kandidatët.

Populli shqiptar do ta tregojë më 25 Prill që është një popull shqiponjash. Më 25 Prill keni shumë zgjedhje tradicionale dhe të reja. Keni dhe kandidatët që ju gjykoni se janë më të mirët. Mos e humbisni këtë mundësi. Qytetarët e Shqipërisë duhet të japin vlerësimin e tyre objektiv përmes pjesëmarrjes në zgjedhje, por edhe përmes kandidatit apo kandidates që ata mendojnë që i përfaqësojnë më mirë interesat e tyre. Të mos nisen nga renditjet e kandidatëve”, shtoi ai./tvklan

.

Kosovë35 minutes ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë37 minutes ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme45 minutes ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme2 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë2 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme2 hours ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Kosovë2 hours ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

NA NDIQ NË FACEBOOK