Connect with us

Lajme

Merkel humb përkrahjen: Në dy shtete kyçe partia e saj del humbëse

Publikuar

më

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, Unioni Demokristian (CDU) ka shënuar humbje më 14 mars në dy shtete kyçe në zgjedhjet rajonale. Ky rezultat pritet të përcaktojë rrugën politike për pasardhësin e Merkelit, që do të zgjidhet më vonë gjatë këtij viti.

Mbështetja ndaj CDU-së kanë rënë në 24.1 për qind në landin Baden-Wuerttemberg dhe në 27.7 për qind në vendin fqinj Rhineland-Palatinate, sipas të dhënat preliminare.

Rezultatet kanë qenë më të dobëtat ndonjëherë për CDU-në në këto dy shtete, mirëpo zyrtarë partiakë kanë thënë se rezultatet mund të ndryshojnë për shkak të dërgimit të shumë votave me postë.

“Kjo nuk është natë e mirë e zgjedhjeve për CDU-në”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Paul Ziemiak, duke thënë se këto vota reflektojnë pakënaqësi në rritje, moskuptim dhe mungesën e durimit ndaj qeverisë për menaxhim të pandemisë së koronavirusit.

Partia Demokristiane dhe partia e saj simotër Unioni Socialkristian CSU, janë dëmtuar edhe nga supozimet se dy ligjvënës kanë përfituar nga marrëveshjet e hershme për blerje të maskave në pandemi.

Zgjedhjet në Gjermani janë mbajtur në një periudhë të rritjes së shkallës së infektimit me koronavirus. Në këto zgjedhje, popullariteti ndaj Partisë së Gjelbër është rritur, teksa shtohen shqetësimet për ndryshime klimatike, andaj kjo parti mund të ketë ndikim të madh në zgjedhjet kombëtare, që pritet të mbahen në shtator.

Në të dyja këto shtete, partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë ka pasur rezultat më të dobët se më 2016, mirëpo sërish ka siguruar 10 për qind të votave. Të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me këtë parti në një koalicion qeveritar.

.

Lajme28 minutes ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni1 hour ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri2 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme3 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni4 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri5 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme6 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni7 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme9 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni10 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri10 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

NA NDIQ NË FACEBOOK