Connect with us

Religjion

Mentaliteti dhe vizioni i Muhammedit a.s. në një hadith

Publikuar

“Kur Usame ibn Zejdi r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut për muajin Shab’an, ai i tha: “Ky muaj, i cili gjendet në mes Rexhepit dhe Ramazanit, zakonisht, anashkalohet dhe lihet në pakujdesi nga njerëzit. Në këtë muaj ngriten punët tona te All-llahu i Madhërishëm, andaj unë dëshiroj që kur të ngriten punët e mia të jem agjërueshëm.” (Nesaiu dhe Ebu Davudi).

Nga hadithi kuptojmë se Muhammedi a.s. ishte një njeri i gjallë, dinamik dhe nuk e donte neglizhencën. Ai e bënte dallimin gjithmonë në shoqëri. Nga hadithi, sikur Muhammedi a.s. na thotë: “O muslimanë, duhet të jeni të tillë që gjithmonë, për të mirë, ta bëni dallimin. Të jeni më të mirët, kudo që të jeni dhe çfarëdo që të veproni.”Nëse nuk ka kush beson, beso ti. Nëse nuk ka kush mendon, mendo ti. Nëse nuk ka kush flet, fol ti. Nëse nuk ka moral, ndërto moral ti. Nëse nuk ka kush falet, falu ti.

Nëse nuk ka kush lexon, lexo ti. Nëse askush nuk punon, puno ti. Nëse të rinjtë nuk martohen, martohu ti. Nëse shemben familjet, ndërto ti. Nëse të tjerët nuk shkollohen, shkollohu ti. Nëse nuk shkruan askush, shkruaj ti. Nëse në rrethin tënd nuk ka kush mbanë drejtësinë, mbaje ti! etj. etj…Pra, bëje dallimin, o vëlla dhe motër e nderuar!

Këtë e kërkon shpirti dhe filozofia jetësore dhe mendore e Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit a.s.

Mehas Alija

(Pjesë nga hutbeja e xhumasë)19.03.2021, St.Gallen

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK