Lajme
Maqedoni/ Partitë e vogla duan vetëm 1 njësi zgjedhore

Lidhja Demokratike, E majta, Partia Libarl-demokrate, Partia Popullore dhe deputeti Panço Minov kanë dorëzuar në Kuvendin Republikan propozim/ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. Nisma ka përkrahjen e mbi 20 deputetëve, thotë deputeti Pavle Trajanov, raporton TVM2.
“Propozojmë që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore; të mbetet modeli proporcional; të mos ketë prag zgjedhor ndërsa përllogaritja e deputetëve të bëhet përmes modelit të Dontit. Me këto ndryshime përfundimisht do të çmontohet qeverisja njëpartiake në shtetin tonë dhe Parlamenti do të pasqyrojë përcaktimin real të qytetarëve.”, tha Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike.
SDM përkrah idenë që vendi të jetë një njësi zgjedhore, pasi ky ka qenë edhe premtim parazgjedhor, por konsideron se për ndryshimin e kodit zgjedhor duhet konsensus më i gjërë politik.
“Ne si LSDM edhe pas zgjedhjeve premtuam se duhet një njësi zgjedhore por për temë të këtillë duhet consensus më I gjërë dhe jo me mbivotim dhe përplasje. Shpresoj se pas një debate të përgjithshëm mes pushtetit dhe opozitës, partive të mëdha dhe partive të vogla do të arrihet konsensus për këtë çështje.”, tha Martin Kostovski nga LSDM.
ASH dhe Alternativa të zhgënjyera që debati për ndyshimin e Kodit Zgjedhor po zhvillohet vetëm mes dy subjekteve më të mëdha politike maqedonase. Do të deklarojnë qëndrimin e tyre vetëm pasi të shohin propozim tekstin në tryezë.
“Propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor po bëhen mes dy subjekteev më të mëdha maqedonase që ne si koalicion Aleanca dhe Alternativa konsiderojmë se është skandal në vete. Nëse LSDM përfaqëson BDI-në ne nuk na përefaqëson VMRO-ja dhe ne si koalicion do të kemi qëndrimet tona lidhur me kodin zgjedhor në momentin kur propozim ligji do të vjen në Kuvend.”, tha Skënder Rexhepi nga ASh-Alternativa.
Nismë të ngjashme për ndryshimin e Kodit Elektoral nga partitë e vogla pati edhe më herët, por nsima u bojkotua nga opozita që fazën e parë, përkatësisht që në debatin publik.
















