Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Komisioni propzon të rikthehet ora policore

Publikuar

më

Komisioni për sëmundje infektive ka propozuar orë policore në gjithë teritorin e shtetit nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit, njofton Zyrtare.net

Ministri Filipçe shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për faktin se javët e fundit rritja e numrit të të infektuarve është nga tubimet por edhe nga mosrespektimi i masave mbrojtëse mbajtje të pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe mos grupimin.

Komisioni gjithashtu duhet të vendosë se në cilën ditë do të fillojë ora policore.

Ky propozim do të shqyrtohet në seancën e nesërme ku pritet nëse do ta miratoj propozimin për orë policore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK