Connect with us

Kosovë

Loja mes Kosovës e Spanjës, kërcënohet nga një skandal i madh

Publikuar

Dueli midis Spanjës dhe Kosovës në kualifikimin e Kupës Botërore është më shumë sesa një lojë futbolli. Ka tensione masive diplomatike midis dy vendeve. Mbi të gjitha, Spanja ka frikë nga një efekt domino në vendin e saj.

Ekipi kombëtar spanjoll i futbollit me një njoftim që pat bërë, pat shkaktuar marri. Trajneri Luis Enrique, shkroi në Twitter në fillim të Marsit, se do të njoftonte skuadrën e tij për ndeshjet në kualifikimet e Kupës Botërore – kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe “territorit të Kosovës“. Zhurma e reagimit që pritej nga shtetin më të ri të Evropës nuk vonoi dhe erdhi bujshëm.

Shoqata e Kosovës (FFK) foli për një “provokim” dhe theksoi statusin e saj si një shtet i pavarur dhe kërcënoi: Nëse ndeshja e sotme ( 8.45 pasdite / DAZN dhe në tikkerin drejtpërdrejt në ntv.de ) në Sevilje po nuk u përputh me protokollin e zakonshëm “me flamurin dhe himnin “ne nuk do të luajmë!” Shteti dhe shoqata e futbollit janë të përgatitur të “mos bëjnë asnjë lëshim” për këtë çështje të rëndësishme.

Sfondi i ekzitimit është një mosmarrëveshje diplomatike që është ndezur përsëri që nga pamvërësimi i Kosovës nga Serbia në 2008. Kina dhe Rusia, aleatët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Serbisë, ende nuk e njohin pavarësinë e shtetit ballkanik me 1.8 milion banorët e tij. Kjo vlen gjithashtu edhe për pesë vende të BE-së, përfshirë edhe Spanjën. Vetëm javën e kaluar Parlamenti Evropian paralajmëroi pesë vendet e EU për kuptimin që ka përsëri për të njohur faktet politike dhe kështu të marrin vendim për njohjen e Kosovës.

“Sporti është më i fortë se politika”

“Disa kombe kanë frikë se do të shkaktojnë një efekt domino brenda vendit të tyre, nëse konkurrojnë kundër Kosovës dhe në këtë mënyrë e njohin atë,” tha Michael Nees në një intervistë për SID. Banori nga Karlsruhe është drejtor teknik dhe trajner U21 në shoqatën e futbollit të Kosovës. Spanja, për shembull, ka frikë nga “Ballkanizimi” – shpërbërja e saj – me synimin e përpjekjeve të Katalonjës për pavarësi.

Dhe kështu vendi refuzoi në mars të vitit 2019 që të organizojë lojëra me pjesëmarrjen e Kosovës, si pjesë e kualifikimit për Kampionatin Evropian U17. Në kualifikimin për Kupën e Botës 2018, Ukraina refuzoi të luante me Kosovën në shtëpi.

Nga konsideratat për politikën, duelet midis Kosovës dhe Bosnjës, Serbisë dhe Rusisë u përjashtuan nga shorti për eliminatoret e Kupës së Botës 2022. Nga ana tjetër, Spanja duhet që t´i zhvilloi ndeshjet. “Për sa i përket ligjit të sportit, ata nuk kanë kontroll,” tha Nees. Kosova është “plotësisht e njohur në familjen e sporteve” si anëtare e FIFA, UEFA dhe IOC.

Pas disa negociatave në prapavijë dhe sqarimeve të telefonatave ndërmjet përfaqësuesve të shoqatës, protokolli madje supozohet të respektohet në Sevilje. Seleksioni gjithashtu luan futboll kundër Ishujve Faroe, Uellsit, Skocisë, Irlandës së Veriut ose Gjibraltarit, tha Ministri i Jashtëm i Spanjës Arancha Gonzalez, megjithëse as ata nuk janë “shtete”. Lojtarët dhe Milot Rashica i Bremenit janë lehtësuar. “Për fat të mirë, sporti është më i fortë se politika”, tha zëvendës-kapiteni i Kosovës Samir Ujkani për gazetën “Marca”, “ai hap dyert, bashkon vendet dhe njerëzit”.

Po sikur Spanjollët t’i lejojnë vetes një provokim tjetër? “Atëherë unë mendoj,” tha Nees, “që lojtarët do të largohen nga fusha dhe pastaj do të kishim një skandal.”/ Burimi: ntv.de, dbe / sid, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Marrë nga Botasot.info

Maqedoni9 minutes ago

Të dielën marsh protestues në Shkup, për dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Maqedoni28 minutes ago

BE ndan 41 mijë bileta falas për të rinjtë – mund të aplikojnë edhe të rinjtë nga Maqedonia e Veriut

Maqedoni31 minutes ago

Arritje akademike në RMV: Dr. Ermira Tateshi, optometristja e parë me doktoraturë në fushën e dëmtimeve të shikimit

Shqipëri31 minutes ago

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

Lajme1 hour ago

A u cënua siguria kombëtare me skandalin e Vlora Hysenit? Begaj thërret në takim Demon, Hitën dhe kreun e komanduar të SHISH

Lajme1 hour ago

Shasivari: Pyeteni Ali Ahmetin pse loboi për Gjykatën Speciale dhe çfarë ka dëshmuar aty

Maqedoni3 hours ago

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Lajme3 hours ago

Marsh protestues në Shkup më 27 shtator, organizatorët: Të bashkohemi për ish-krerët e UÇK-së

Shqipëri3 hours ago

Ndihmoi Agasin të fshihte pamjet? Sulejmani në GJKKO: I kam çuar vetëm ushqim!

Lajme3 hours ago

Ambasada amerikane kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen që autorët të mbahen përgjegjës

Lajme3 hours ago

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”- Zbulohen mesazhe të reja mes Vlora Hysenit me biznesmenin

Lajme3 hours ago

“Dënim deri në fund të jetës” Tromp: Gjyqi nuk ndoqi parametra të drejtë për t’u quajtur proces i drejtë

NA NDIQ NË FACEBOOK