Sport
Leverkusen zhyt në krizë të thell Gladbahun, Leipzig ngjitet përkohësisht në krye!


Pas një ecurie të gjatë negative Bayer Leverkusen u rikthye te fitorja në Bundesliga dhe e bëri këtë përballë një kundërshtari shumë të vështirë si Borussia Monchengladbach që gjithashtu është zhytur në një krizë të thellë. Një gol i Patrick Schik në minutën e 76-të nderoi aspirinat dhe në të njëjtën kohë i shkaktoi Gladbahut humbjen e 6-të në 7-të ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Me këtë fitore Bayer Leverkusen u ngjit në vendin e 5-të në kuotën e 40 pikëve. Vijon forma e shkëlqyer për Leipzig që mori përkohësisht kreun e Bundesligas me 53 pikë, falë suksesit të pastër 0-3 në fushën e Freiburg. Kjo ishte fitorja e 6-të rresht për skuadrën e Nagelsmann në kampionat me Leipzig që arriti të realizonte tre herë me tre autorë të ndryshëm Nkunku, Sorloth dhe Forsberg. Fitore vendase për Hertha Berlin dhe Hoffenheim që mposhtën respektivisht me rezultatin 2-1 Augsburg dhe Wolfsburg. U mbyll në barazim 1-1 ndërkohë sfida mes Frankfurt dhe Shtuttgart.






















