Connect with us

Lajme

Lazim Destani, thirrje diasporës shqiptare: Regjistrohuni, është akt kombëtar për të marrë çka na takon

Publikuar

Për afro dy muaj me radhë, nga 1 marsi deri më 21 prill 2021, në Maqedoninë e Veriut do të bëhet regjistrimi i popullsisë. Ky cencus, bëhet pas 20 vjetësh dhe në këtë periudhë është mjaft i rëndësishëm për shqiptarët e këtij shteti. Por, sipas legjislacionit maqedonas, të drejtën për t’u regjistruar e kanë dhe të gjithë ata persona që kanë lindur në Maqedoninë e Veriut, por që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit. Mundësia u është ofruar për regjistrim online deri më 21 prill, ora 24.00. Procesi i regjistrimit online të diasporës kryhet nëpërmjet një aplikacioni që është funksional gjatë gjithë kohës.

Në këtë kuadër, si një domosdoshmëri dhe rëndësi e veçantë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe si një akt kombëtar, filantropi dhe biznesmeni i njohur, Lazim Destani, iu ka bërë një thirrje publike të gjithë mërgimtarëve të diasporës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, që të regjistrohen sa më parë. Edhe si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare, Z.Destani i kërkon diasporës në fjalë, që ta shohin këtë rast, si një moment historik që “shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të marrin hisen që iu takon”. Më poshte gjeni kërkesën e plotë të Z.Destani, si dhe linkun ku secili mund të regjistrohet online:

“Apel mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, REGJISTROHUNI!

Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë, qytetarë shtetas të Maqedonisë së Veriut! Përmes këtij apeli po Ju drejtohem për ta theksuar e për ta risjellë në vëmendjen e çdonjërit peshën e jashtëzakonshme që ka akti i regjistrimit, pasi ky nuk është vetëm akt qytetar, por gjithësesi është edhe akt kombëtar, andaj, REGJISTROHUNI!

Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës sonë, Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që ndodheni jashtë vendit, me punë e aktivitete anekënd botës. Siç jeni në dijeni, tashmë gati dy dekada pas regjistrimit të fundit, nga data 1 Mars ka nisur regjistrimi i popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa përfundon më 21 Prill. Ashtu siç jemi treguar gjithmonë të gatshëm dhe aktiv për mbrojtjen dhe avancimin e çështjes sonë kombëtare, le të tregohemi të vëmendshëm edhe tani në këtë moment historik, kur gjithësecili prej nesh, duke i dalë zot familjes dhe pronës së vet, do ta dëshmojmë se dimë t’i dalim zot hises që na takon në shtëpinë tonë të përbashkët.

Regjistrimi i popullatës së një vendi vërtet është një akt me karakter statistikor, por bazuar në sistemin juridik e kushtetues që ka Maqedonia e Veriut, regjistrimi është shumë më shumë se thjesht statistikë. Sipas këtij sistemi, rezultatet e regjistrimit e përcaktojnë edhe bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që na takon si etni në këtë vend. Ky është linku i aplikacionit të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë ku duhet të regjistroheni vetë, duke e plotësuar online formularin sipas udhëzimeve të dhëna:

https://census.stat.gov.mk/al/

Regjistrohuni sa më parë që të jetë e mundur dhe pa humbur kohë, si dhe shpërndajeni njoftimin te të afërmit dhe miqtë tuaj që mund të jenë të painformuar!”

.

Maqedoni9 minutes ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri39 minutes ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme2 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni3 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni3 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri3 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme4 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni6 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota6 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme6 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni6 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK