Connect with us

Kosovë

Lajçak Vuçiqit: Kemi qasje të njëjtë me SHBA për zgjidhjen e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë

Publikuar

Përfaqësuesi Special i BE për dialogun nëmes Kosovës dhe Serbisë Mirosllav Lajçak ka thënë se vizitën në rajon e ka filluar në Prishtinë.

“Ishte e rëndësishme për mua të vij sa më shpejt që ishte e mundur pas zgjedhjeve për të diskutuar rreth dialogut dhe për rëndësinë e vazhdimit të tij pas formimit të institucioneve të Kosovës dhe për të informuar bashkëbiseduesit e mi për detajet e procesit dhe progresin që kemi bërë prejse ka vazhduar dialogu”, ka thënë Lajçak në Beograd.

“Dialogu është thelbësor për të dy palët për të përparuar në rrugën e tyre evropiane dhe status quo nuk është i qëndrueshëm për asnjë palë”, ka porositur ai.

Ai tha se kishte bisedime të dobishme dhe konstruktive me zyrtarët e Kosovës dhe liderët e partive politike dhe u dërgoi të gjithëve të njëjtin mesazh, të cilin e përsëriti në Beograd:

“Shtetet anëtare të BE presin që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Ne nuk kemi asnjë interes në ruajtjen e status quo-së dhe ne jemi të gatshëm ta sjellim procesin në një përfundim të suksesshëm sa më shpejt që të dy palët janë gati”, ka theksuar Lajçak.

Sa i përket partneritetit me Shtetet e Bashkuara, ai ka ritheksuar “se kemi një histori të bashkëpunimit shumë të mirë dhe po kthehemi në bashkëpunimin tonë të ngushtë, ne e përgatitëm këtë vizitë së bashku, ne gjithashtu planifikuam një vizitë të përbashkët me kolegun tim Matthew Palmer, por ai nuk mundi të udhëtojë për shkak të covidit. Ne disa herë në javë flasim dhe e ndajmë të njëjtin qëllim për Ballkanin – afrimin me BE”, ka përfunduar Lajçak.

.

Shqipëri16 minutes ago

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

Lajme1 hour ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri3 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme4 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni5 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri6 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme7 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni7 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri8 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme8 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë8 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme8 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

NA NDIQ NË FACEBOOK