Connect with us

Kosovë

Lajçak: Kurti e di mirë se çfarë pritet prej tij, deklaratat nuk duhet ti dramatizohen

Publikuar

më

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Albin Kurti, e di mirë se çfarë pritet prej tij. Në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Tanjug’, Lajçak thotë se deklaratat e para të Kurtit mbi vazhdimin e dialogut “nuk duhet të dramatizohen”.

“Ai u zgjodh për të zgjidhur disa çështje të brendshme të Kosovës, të tilla si korrupsioni, drejtësia dhe çështjet sociale, dhe ai e di shumë mirë se bashkësia ndërkombëtare, BE dhe Shtetet e Bashkuara presin që dialogu të vazhdojë, dhe ai është i gatshëm për këtë”, tha Lajçak.

Ai tutje u shpreh se në këtë vizitë nuk po vjen me një “ultimatum”.

Lajçak raportohet të ketë thënë se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga bashkëpunimi i ripërtërirë midis BE-së dhe SHBA-ve në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se ai është bindur se ka vend në të cilin Beogradi dhe Prishtina mund të bien dakord mbi marrëdhëniet e ndërsjella.

“Nuk është sekret që unë pres që BE të vazhdojë dialogun dhe se dialogu është i pashmangshëm për Beogradin dhe Prishtinën në rrugën e BE. BE është këtu, ne jemi gati të sjellim dy udhëheqës në Bruksel dhe tani pyetja është kur do të ndodhë. Unë e dëgjoj përgjigjen gjatë vizitës”, thotë Lajçak.

Kur u pyet se si BE, si ndërmjetësi kryesor në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, e sheh insistimin amerikan për “njohjen e ndërsjellë”, Lajçak tha se qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve dhe se Beogradi dhe Prishtina janë palë të bien dakord mbi “çfarë është normalizimi dhe çfarë është normale”.

“Unë nuk mendoj se përgjigja për atë pyetje është shumë e vështirë,” tha Lajçak.

.

Lajme49 minutes ago

“Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

Maqedoni1 hour ago

Alarm për virusin e Nilit Perëndimor: 70 raste dhe 9 viktima në Maqedoni

Lajme2 hours ago

Spekulimet për rikthim në BDI, Mexhiti nga SHBA: Rrini rahat! VLEN punon me vendosmëri

Shqipëri2 hours ago

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

Lajme2 hours ago

Gjermania planifikon “pensionin e hershëm”, çfarë do të thotë?

Maqedoni3 hours ago

Snopçe: Po zbehet përfaqësimi i shqiptarëve, po rrezikohet krijimi i kuadrove të rinj

Lajme3 hours ago

Ramadani: Ndoshta dikujt i hahet flija, por Izet Mexhiti nuk kthehet te Alija

Ndryshe3 hours ago

Aktori i njohur Adrian Aziri rrëfen kthesën e madhe në jetë dhe faljen e pesë vakteve të namazit

Maqedoni3 hours ago

Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim

Maqedoni3 hours ago

Janevska: Mbi 1.700 mësues trajnohen për përdorimin e duhur të inteligjencës artificiale

Shqipëri3 hours ago

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Lajme4 hours ago

Çfarë dëshmoi Ali Ahmeti në Hagë? Shasivari ngre pikëpyetje në përvjetorin e “pritës” së raportuar ndaj Ahmetit në Shqipëri

NA NDIQ NË FACEBOOK