Kosovë
Ky është rezultati i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

KQZ deri tani ka numëruar 8 mijë e 135 vota me kusht, shkruan Reporteri.net
Numërimi i votave me kusht ka filluar dje në mbrëmje.
Lëvizja Vetëvendosje po prinë e para me më së shumti vota, me gjithsej 3 mijë e 775.
E dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 526 vota, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 865 vota.
Subjekti i katërt me më së shumti vota është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 853 vota.
Ndërsa, Nisma Socialdemokrate ka marrë 228 vota me kusht.




















