Connect with us

Kosovë

Ky është Arben Vitia, ministri që pritet t’i sjellë vaksinat në Kosovë

Publikuar

Arben Vita do ta mbajë tërë barrën e menaxhimit të situatës me pandeminë koronavirus.

Por për të nuk do të jetë hera e parë që do të ushtrojë këtë detyrë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi që me 3 shkurt të 2020 ai ishte emëruar si Ministër i Shëndetësisë.

Ai mandje ka edhe përvojë me gjendje pandemike, për disa muaj udhëhoqi vendin gjatë paraqitjet të rasteve të para me koronavirus.

Po kush është Arben Vitia, ministri i ri i Shëndetësisë?

Vitia u lind me 24 dhjetor 1973, në Prishtinë. Ai diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si Mjek në Mitrovicë. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi.

Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës. Ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA./Gazeta Infokus/

NA NDIQ NË FACEBOOK