Connect with us

Kosovë

Kurti në Prekaz: Drejtësia për familjen legjendare Jashari as që ka filluar

Publikuar

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kujtoi të rënët e familjes Jashari me 5,6 dhe 7 mars 23 vjet më parë tha se ata deshën vendin më shumë së vetveten.

Por Kurti tha se për sulmin shtetërorë të Serbisë ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar por që thekson se do të angazhohen që institucionet e vendi që kjo të ndryshojë, duke theksuar se dashuria ndaj Jasharajve, kujdesi ndaj familjes së tyre janë mënyra më e sigurt që të duhet vendi.

“Për këtë sulm të Serbisë ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar dhe s’ka pasur gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë. Drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar. Ata u flijuan për hir të pasardhësve”, u shpreh kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

“Me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari që e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”, u shpreh Kurti.

NA NDIQ NË FACEBOOK