Connect with us

Lajme

Kreu i BioNTech: Imuniteti i tufës do të arrihet në fund të verës, vaksinat mund të jepen në çdo 5 vite

Published

on

Kreu i BioNTech, Ugur Sahin ka deklaruar se në fund të verës në disa vende do të arrihet imuniteti i tufës. Welt shkruan se Sahin e ka bërë këtë deklaratë në një dalje publike. Ai ka thënë se në shumë vende Evropiane dhe në SHBA nuk do të jetë më mevoja që të vendosen masat të rrepta apo mbyllje të vendit pas fundit të verës, pasi deri atëherë vaksina ka dhënë efektin e duhur. Ai gjithashtu është shprehur se mund të kenë shpërthime të vogla virale por që nuk do të jenë të rëndësishme. Sahin në fund të fjalës ka thënë se duhet që të shohin tani se si do të veprojë virusi dhe a do të kenë nevojë për vaksina në çdo vit, apo në çdo 5 vite.

“Në shumë vende europiane dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë më nevoja për mbyllje të përgjithshme pas fundit të verës. Do të ketë shpërthime virale apo të ndonjë mutacioni por do të jenë zhurma në sfond dhe nuk do të na frikësojnë. Ne duhet të shohim nëse keni nevojë për një vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha ai.

Disa nga vendet që kanë vaksinuar më shumë persona në botë janë Izraeli, Anglia dhe SHBA-ja, transmeton dosja.al

NA NDIQ NË FACEBOOK