Connect with us

Lajme

KQZ përcakton sot fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri do të përcaktojnë sot se si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

 KQZ ka prezantuar 4 variante të fletës së votimit. Në faqen e KQZ në rrjetet sociale është aktiv një sondazh ku janë ftuar qytetarët që të votojnë versionin  e tyre të preferuar të fletës së votimit. Nuk dihet ende nëse ky votim do të merret për bazë gjatë mbledhjes së nesërme.

Një ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi që lista e kandidatëve të PD të reduktohet nga 222 në 153 kandidatë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Sipas PS, ky vendim është rikthim në një garë normale, ndërsa PD e cilësoi të pabazuar në Kodin Zgjedhor, por do të respektohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK