Connect with us

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, ulen ndjeshëm rastet e reja

Publikuar

17 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Nga 3005 testime të kryera, janë konfirmuar 475 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 578 persona.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./A2/

 

.

Lajme55 minutes ago

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani

Maqedoni2 hours ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Lajme3 hours ago

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85

Maqedoni5 hours ago

Toshkovski: Prespa po bëhet me vendkalim të ri kufitar drejt Greqisë

Shqipëri5 hours ago

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

SKENA6 hours ago

Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Lajme7 hours ago

“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

Maqedoni8 hours ago

Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Lajme9 hours ago

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë

Maqedoni10 hours ago

Të rinj nga Kumanova kanë hyrë me forcë në një lokal natën dhe kanë vjedhur të gjitha tavolinat dhe karriget

NA NDIQ NË FACEBOOK