Connect with us

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, 15 të vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar

15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga 3119 testime të kryera janë konfirmuar 653 raste të reja. Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë – 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ka vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në qendrat e përqendruara të vaksinimit në gjithë Shqipërinë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 234 vaksinime  dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (14 Mars 2021)

Raste të reja ditore        653

Të shëruar në 24 orë     662

Të shtruar në spitale      501

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore                 3119

Testime totale          511,075

Raste pozitive           117,474

Raste të shëruara       80,483

Raste Aktive                34,946

Humbje jete                2045

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23290

Fier        2572

Vlorë       1614

Durrës    1640

Shkodër   1337

Gjirokastër 1224

Korçë    912

Elbasan 565

Lezhë      744

Berat       385

Dibër    352

Kukës    311

.

NA NDIQ NË FACEBOOK