Connect with us

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar

12 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 4 qytetarë nga Tirana,  2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64-83 vjeç”.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë regjistruar edhe 425 raste të reja nga 3070 testime, derisa janë shëruar nga virusi 550 persona.

“Vijon procesi i vaksinimit anti COVID-19 në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,827 vaksinime anti COVID-19 dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64,075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit”.

“Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 425 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,899 që nga fillimi i epidemisë”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.

Statistika (27 Mars 2021)

Raste të reja ditore        425
Të shëruar në 24 orë     550
Të shtruar në spitale      320
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore                3070

Testime totale            548,314
Raste pozitive             123,641
Raste të shëruara        88,899
Raste Aktive                 32,538
Humbje jete                  2204

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22281
Fier     2625
Durrës    1369
Vlorë     1280
Shkodër   1210
Gjirokastër  1266
Korçë     789
Lezhë     534
Elbasan  386
Kukës     355
Dibër    324
Berat     119

.

NA NDIQ NË FACEBOOK