Connect with us

Lajme

Komiteti i Ekspertëve e konfirmon: Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19

Publikuar

më

Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se është konfirmuar se në Shqipëri qarkullon variant britanik i COVID-19.

Sipas saj, kjo është zbuluar përmes bashkëpunimit të ISHP-së me Ankaranë, ku disa mostra kitesh janë dërguar atje për tu ekzaminuar.

 “Do të fillojmë me vaksinim e  personave plus 80 vjeç, gjithashtu do të fillojmë me vaksinimin me Astrazeneca, janë mbi 21 mijë vaksina të kryera. Kemi pothuajse të mbyllur personelin shëndetësor, më shumë se 4 mijë të moshuarit plus 80 vjeç e stafet që shërbejnë për ta. Kemi një tendencë të uljes së infektimeve ditore, prej datës 1 mars kemi një trend të uljes së qëndrueshme, por kemi një numër të lartë të hospitalizimeve, vdekjeve dhe infektimeve në rrije prej muajit janar. Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin rajonal dhe evropian, ku ka një trend të lartë të infektimeve. Masat do të qëndrojnë të njëjta. Kërkohet nga qytetarët që të vijojë distanca, higjiena. Janë analizuar kampione, ku ISHP ka bashkëpunuar me Ankaranë, të cilat  treguan se janë të infektuara me variantin e ri, pra mbajnë një shenjë të mutacionit britanik, ky mutacion është varianti britanik”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP tha se varianti britanik në vendin tonë mund të ketë ardhur nga kontakti me persona jashtë vendit ose shtrimi në spitale.

Sipas saj, mutacionet e COVID e shtojnë trasmetueshmërinë dhe përhapjen e tij.

“Në Shqipëri janë konstatuar mutacione dhe janë analizuar në mostra që ka pasur dyshime, që kanë pasur kontakt me njerëz jashtë shtetit, apo ata që janë riinfektuar dhe persona që kanë ardhur nga survejanca e sëmundjeve të rënda respiratore nga shtrimi në spitale. 70 përqind e rasteve të ekzaminuar , ka rezultuar b117, varianti britanik pra Është një mutacion që shton transmetueshmërinë dhe përhapjen e tij, kjo është bërë me kite të përcaktuara në lidhje me mutacionin“, tha Bino./TCh

.

Lajme8 minutes ago

Ministri Sedat Sulejmani fton në takim sindikatat e kulturës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëri15 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë, rritet pjesëmarrja në votime! Sánchez dhe rivali i tij përballen me mesazhe të forta!

Lajme21 minutes ago

BDI: Të identifikohen dhe të ndëshkohen menjëherë komitët që rrahën dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale!

Maqedoni24 minutes ago

Bora lë dhjetëra vendbanime pa energji elektrike, ekipet në terren – rrugët po pastrohen

Maqedoni39 minutes ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni47 minutes ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë1 hour ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme1 hour ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme2 hours ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme2 hours ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

Shqipëri2 hours ago

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e protestës së 29 Nëntorit: Deri tani 12 të lënduar, 6 te Trauma, mes tyre edhe efektivë!

Kosovë3 hours ago

Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!

NA NDIQ NË FACEBOOK