Connect with us

Lajme

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzoi një dron të rebelëve Houthi

Publikuar

më

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen bëri të ditur se ka shkatërruar një dron të ngarkuar me eksploziv që rebelët Houthi e kishin lançuar drejt Arabisë Saudite.

“Forcat e koalicionit arritën të interceptonin dhe të shkatërronin një dron të mbushur me eksploziv pa pilot të nisur nga milicia Houthi drejt zonës Khamis Mushait (në Arabinë Saudite jugore)“, thuhet në një deklaratë të koalicionit.

Grupi rebel Houthi ende nuk ka ndonjë koment mbi deklaratën. Javën e kaluar, grupi rebel intensifikoi sulmet kundër mbretërisë. Të dielën, koalicioni tha se kishte rrëzuar 12 dronë dhe 2 raketa të lançuara nga grupi rebel Houthi drejt territoreve Saudite.

Grupi Houthi rregullisht njofton sulme me raketa dhe dronë në territoret saudite, duke thënë se ato janë një reagim ndaj sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite ndaj Jemenit. Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite që synon rivendosjen e qeverisë së Jemenit ka përkeqësuar situatën, duke shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë me gati 80 për qind ose rreth 30 milionë jemenas që kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare, ndërsa më shumë se 13 milionë prej tyre rrezikojnë të vdesin nga uria.

.

Maqedoni45 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK