Connect with us

Lajme

Koalicioni ASH-AA: Qeveria – e paaftë të sigurojë vaksina për qytetarët

Publikuar

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alterantiva ka adresuar kritika në drejtim të pushtetit pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar vaksina anti covid. Orhan Murtezani nga ky kolaicioni theksoi në kulmin e valës së tretë të pandemisë këto dështime të Qeverisë po i zbehin skajshmërisht edhe shpresat për një hapje graduale të shtetit dhe të ekonomisë vendore.

 “Tanimë kur të gjithë vendet e rajonit vazhdojnë me imunizimin e qytetarëve me vaksina kundër Covid 19 dhe mburren me shifra konkrete për vaksinime për kokë banori, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut po i dështojnë njëra pas tjetrës të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksina. Së fundmi, ishim dëshmitarë që këtij mozaiku të dështimeve iu shtua edhe ai për sigurimin e vaksinës kineze….Ky prolongim pafund i imunizimit të popullatës pos që drejtpërdrejt po e rrezikon jetën e qytetarëve tani që vala e tretë e pandemisë është në shfaqje e sipër, ajo po i zbeh skajshmërisht edhe shpresat për një hapje graduale të shtetit tonë dhe të ekonomisë vendore”, tha Orhan Murtezani nga ASH-AAA.

NA NDIQ NË FACEBOOK