Lajme
Këlliçi ‘shpërthen’keq ndaj Ramës: Fjalori …

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan se fjalori i rrugës nuk e bëjnë dot burrë kryeministrin Edi Rama.
Ai ka komentuar gjuhën e Ramës sot kur po ”prezantonte” kandidatët e PS, por që sulmoi dhe bullizoi kandidatët e PD dhe LSI-së.
“Fjalët e Edi Ramës sot janë një turp i madh për politikëbërjen në Shqipëri dhe imazhin e vendit tonë.
E papranueshme që kryeministri të degradojë në gjuhë urrejtjeje dhe poshtërimi, me etiketime seksiste kundër zonjave kundërshtare politike të tij. E gjitha kjo vetëm dy ditë pas 8 marsit.
As fotot që kishe zgjedhur e as fjalori i rrugës nuk të bëjnë dot burrë, e më i trishtueshëm është fakti që sjellje të tillë e bëje përpara grave.
Kultura e Bullizmit në fushatën e Ramës sot ka qenë e turpshme. Sjellje të tilla dënohen në të gjithë botën dhe nuk janë pjesë e ligjërimit publik. Por mesa duket ky je ti dhe kaq di të bësh.
Ke marrë fund.”/CNA.al


















