Sport
Keane drejt stolit të Celtic, dueli me Gerrard zhvendoset në pankinë?


Klubi legjendar skocez, Celtic Glasgow është në kërkim të një trajneri, pas largimit të Neal Lennon, që dha dorëheqjen më 24 shkurt, duke qenë se nuk arriti të garojë dot për titullin e 10 kampion radhazi.
Emri në pole për të marrë pankinën e skocezëve, është ai i ish mesfushorit legjendar të Manchester United dhe Irlandës, Roy Keane, i cili aktualisht është komentator televiziv në ndeshjet e Premier League.
Irlandezi 49-vjeçar ka drejtuar më herët skuadrat e Ipswich Town dhe Sunderland, ndërsa në CV-në e tij ka edhe eksperienca si ndihmës-trajner te Irlanda, Aston Villa e Nottingham Forest.
Kandidatë të tjerë për stolin e Celtic janë edhe Chris Wilder e John Kennedy, por nëse do të vendoset për Roy Keane, atëherë irlandezi do të zhvendosë në pankinë rivalitetin me Stiven Gerrard, që drejton skuadrën tjetër të qytetit, Rangers.





















