Connect with us

SKENA

“Kap ça të kapësh”/ Me Arjanin në videoklip, Mevlani i kushton këngë Ledjanës dhe Antonelës

Publikuar

Mevlani, Antonela dhe Ledjana janë kthyer në treshen më të komentuar në Shqipëri, pas pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Për’puthen”.

Që prej ardhjes së Antonelës, e cila gjithashtu shfaqi si Ledjana pëlqim për Mevlanin, vajzat janë “grirë” me njëra-tjetrën për një djalë!

Shpesh në studio e jashtë saj, Ledjana dhe Antonela janë kapur me njëra-tjetrën e kanë hedhur thumba si përballë, ashtu edhe në rrjete sociale, teksa secila prej tyre përpiqet të bëjë për vete Mevlanin.

Ky i fundit ende s’ka ndarë mendjen cilën pëlqen më shumë, ndërsa “lufta” mes vajzave vazhdon çdo ditë.

Dëgjuam fillimisht nga Mevlani një këngë dedikim për Ledjanën, ndërsaAntonela i kërkoi konkurrentit një album dedikuar asaj.

Kjo kërkesë e bëri Ledjanën të shpërthejë nga xhelozia, ndërsa për të mos i prishur qejfin asnjërës, Mevlani bëri një këngë për të dyja vajzat, projekt të cilin e lançoi vetëm disa orë më parë.

“KÇK” (Kap ça të kapësh) titullohet kënga në bashkëpunim me Sabianin, si version i ri i këngës së tij “Binjaket”.

Kë të marrë e kë të lërë mes bjondes dhe brunes është dilema më e madhe e Mevlanit në këngë, ndërsa në videoklip shfaqet edhe opinionisti i emisionit, Arjan Konomi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK