Sport
Jordan Amavi, objektivi kryesor i Arsenalit për mbrojtjen!


Jordan Amavi mund të rikthehet në Premier League. Mbrojtësi i cili aktualisht është pjesë e Marseille në Ligue 1, ndiqet me interes nga Arsenali, që kërkon përforcues për merkaton e verës. 27-vjeçari, mund të transferohet te “topçinjtë” me parametër zero, pasi kontrarta e tij me francezët skadon në fund të sezonit dhe ai u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk do ta rinovojë kontratën.






















