Connect with us

SKENA

“Jam aq beqar sa…”, Loco: Meshkujt që dhunojnë femra, janë…

Publikuar

Para disa javësh, Elvisi vendosi që të largohej përfundimisht nga emisioni “Për’puthen”. vendimin e mori pas një debati të fortë që pati me Antonelën dhe opinionistin e programit, Arjan Konomi.

E gjitha nisi pas një postimi të Locos në “Instastory”. Ai vendosi që të largohej duke u shprehur se nuk pranon që të bëhet ai kurban për të fituar dikush tjetër.

“Kërkohet të bëhet kurban dikush që të fitojë dikush tjetër. Ti je i pari që me ke thënë çoban dhe unë më mirë të jem çoban se sa pjesë e kopesë dhe të më bëni kurban. Ta harroni që mua më bëni kurban dhe më vrisni gjithë formimin dhe imazhin që kam. Ta harroni që të më përbaltni dhe të më përdorni si të doni”, u shpreh Elvisi.

Ndërkohë së fundmi, ai është rrëfyer në “Instastory teksa i përgjigjej ndjekësve të tij. Megjithëse më herët tregoi se gjysma e konkurrentëve të “Për’puthen” janë të lidhur jashtë, ai nuk preferoi të zbulonte më shumë se kaq, duke thënë se nuk e donte famën duke bërë thashetheme.

“A je ende beqar?”, e pyet dikush Locon, i cili i përgjigjet me humor: “Sigurisht. Jam aq singëll sa po mendoj t’shkoj edhe ke “its my love” n’Kosovë”.

“Çfarë mendon për dhunën ndaj grave?”, ishte pyetja e radhës, një pyetje që duket se ka lidhje me postimin e Locos që bëri aq shumë bujë.

“Nuk ka dhunë ndaj grave. Nuk ka dhunë ndaj burrave. Etj, etj. Ka DHUNË. Dhe dhuna është e pajustifikueshme, në çdo situatë, ndaj çdo personi. Specifikisht, meshkujt që dhunojnë femra, janë pikërisht ata meshkuj që janë dhunuar nga familja dhe shoqëria gjithë jetën, dhe s’dinë kujt t’ja marrin hakun”, u shpreh Elvisi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK