Connect with us

Lajme

Ishte i infektuar me koronavirus, ndërron jetë aktori i njohur Luran Ahmeti

Publikuar

 Ka ndërruar jetë aktori i njohur shkupjan, Luran Ahmeti. Ai ishte i infektuar prej disa ditësh me virusin Covid 19 dhe ishte shtrirë për trajtim në Klinkën Infektive në Shkup.

Lurani ka qenë pjesë e shumë shfaqeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke.

Ahmeti la pas vetes bijen, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike. Redakisa jonë familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Luranin, ju shpreh ngushëllime për humbjen e aktorit të madh. /Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK