Connect with us

Lajme

Ish-diplomati serb: Me Kurtin dialogu vështirë të vazhdojë, të ndërhyjnë ndërkombëtarët

Publikuar

më

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq ka treguar sfidat që sipas tij e presin Kosovën dhe dialogun me Serbinë nën udhëheqjen e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se dialogu vështirë se do të vazhdojë.

“Ka të gjitha shanset që Kurti ta formojë një qeveri, sepse ai tashmë ka siguruar shumicën dhe për këtë ai ka mbështetjen e qendrave perëndimore të pushtetit, të cilat mbështesin pavarësinë e Kosovës. Unë mendoj se Uashingtoni dhe Brukseli do të luajnë një rol vendimtar në atë skenë, për të krijuar kushte për funksionimin normal dhe për të siguruar një mundësi për rinovimin e dialogut në mënyrë që të zgjidhet çështja e Kosovës”, tha Milivojeviq për “Kosovo Online”.

Sidoqoftë, ish-diplomati serb me përvojë thotë se situat e ndërlikuar është në lidhje me zgjedhjen e Presidentit. Insistimi i Kosovës për përfundimin e dialogut me njohje reciptoke, sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e tij.

“Tani zgjedhja e presidentit është praktikisht në rendin e ditës, ne do të shohim nëse do të realizohet. Sidoqoftë, ajo që është kryesore për vazhdimin e dialogut është platforma. Nëse qëndrojmë në platformën e ofruar nga Kurti, vështirë se do të dialogojmë. Serbia absolutisht ka një qëndrim të qartë se është e mundur të flasim vetëm për normalizimin, dhe jo nga pozicionet maksimaliste që nënkuptojnë njohje dhe asgjë tjetër. Prandaj, vazhdimi i dialogut do të varet nga kjo.

Unë mendoj se kjo do të varet kryesisht nga qendrat e fuqive perëndimore, të cilat janë të interesuara për ta vazhduar dialogun dhe të cilat do të veprojnë me vendosmëri ndaj Kurtit dhe autoriteteve në Prishtinë për të krijuar kushte për vazhdimin e negociatave”, thekson Milivojeviq.

.

Maqedoni30 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri1 hour ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni8 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK