Connect with us

Kosovë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë i reagon kryeministres serbe: Si mund të gënjesh kaq shumë e pa turp?

Publikuar

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ka zhvilluar të martën një video takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Ajo në takim ka thënë se Serbia ka bërë një përparim të konsiderueshëm sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirive të medias, mbrojtjen e gazetarëve dhe në lidhje me ekonominë.

Por, kryeministres serbe për këtë deklaratë i ka reaguar Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë.

Bosch, ka pyetur se si mund të gënjejë kaq shumë e pa turp Bërnabiq.

Ai ka thënë se situata në Serbi është përkeqësuar në mënyrë dramatike, pasi sipas tij, liria e shtypit nuk ekziston dhe Serbia po ndjek një politikë agresive në rajon.

“Shpresoj dhe besoj se Varhelyi mund t’i shohë të gjitha këto marrëzira”, ka shkruar ish-ambasadori Bosch në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

“Si mund të gënjehet kaq shumë e pa turp?

Situata në Serbi është përkeqësuar në mënyrë dramatike, është bërë pothuajse një shtet i një partie, liria e shtypit pothuajse nuk ekziston më, politika agresive në rajon, duke kujtuar zonën e Millosheviqit kur lajmet e rreme krijuan shumë tension me rezultate shkatërruese për të gjithë rajonin. Shpresoj dhe besoj se Varhelyi mund t’i shohë të gjitha këto marrëzira.

“Kryeministrja serbe diskutoi anëtarësimin në BE me Komisionerin Varhelyi. Reformat e Serbisë në fushën e sundimit të ligjit mbeten një përparësi kryesore për Bashkimin Evropian në procesin e pranimit të Serbisë në BE, i tha Komisioneri Evropian i Zgjerimit Oliver Varhelyi, kryeministres serbe Ana Bërnabiq, në një diskutim video të martën”, ka thënë kabineti serb në një deklaratë.

“Serbia ka bërë një përparim të konsiderueshëm sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirive të medias, mbrojtjen e gazetarëve dhe në lidhje me ekonominë”, tha Bërnabiq. “Sipas kryeministres, bisedimet e pranimit duhet të harmonizohen me përpjekjet e reformës së Serbisë. Serbia ka pranuar metodologjinë e re, në besimin se do t’i mundësojë asaj të drejtojë negociatat me zyrtarët evropianë në një mënyrë më konkrete dhe të favorshme”, shtoi Bërnabiq.“, ka shkruar Bosch.

.

Shqipëri17 minutes ago

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

Lajme1 hour ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri3 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme4 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni5 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri6 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme7 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni7 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri8 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme8 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë8 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme8 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

NA NDIQ NË FACEBOOK