Lajme
Incineratori i Tiranës, Berisha: Ja dokumenti që gropos Erion Veliajn

Pas denoncimit të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, edhe ish kryeministri Sali Berisha i rikthehet çështjes së Incineratorit të Tiranës duke akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për shkelje të procedurave ligjore.
Projekti në fjalë është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit, por kryebashkiaku i Tiranës nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak.
Sipas Berishës, në një akt megakorruptiv, Veliaj në shkelje flagrante të ligjit, vendime që mund të merren vetëm nga Këshilli Bashkiak, i merr vet duke shmangur këshillin duke kryer vepër të rëndë penale.
Postimi i plotë i Berishës:
Ky eshte dokumenti qe gropos Lal Plehun!
Ne nje akt megakorruptiv, Lal Plehu ne shkelje flagrante te ligjit, vendime qe mund te merren vetem nga Keshilli Bashkiak i merr vet duke shmangur keshillin dhe kryer veper te rende penale.
Keshtu ai firmos vet per aferen e 128 milion eurove te djegesit te plehrave te Tiranes nderkohe qe kjo eshte nje kompetence ligjore ekskluzive e keshillit bashkiak. Ai kryen kete veper penale sepse e dinte se keshilltaret jo socialist te Keshillit Bashkiak nuk do ta votonin kurre nje akt te tille, vendimi per te cilin merret sipas ligjit vetem me 3/5 e votave te keshillit te cilat ai nuk i kishte.
I gjetur para pamundesise se sigurimit te votave ne keshill, Lal Plehu vendos per te instaluar minieren e Edvinit dhe te tij te floririt te pervetesoj ne menyre kriminale kompetencat e keshillit.
Ketu me poshte keni publikimin e hetimit te gazetarit per kete afere kriminale te vjedhjes dhe abuzimi nga Rama – Veliaj – Terr Koka te 128 milione euro nga parate e takspaguesve shqiptar./oranews/



















