Connect with us

Sport

Ibra rrëmben skenën e Aristonit, mbyll Sanremon me një monolog motivues

Publikuar

Dëmtimi në ndeshjen ndaj Romës një javë më parë bëri që Zlatan Ibrahimovic të mos vihej në dispozicion të Stefano Piolit gjatë kësaj jave, për ndeshjet ndaj Udineses të mërkurën dhe asaj ndaj Veronës sot në orën 15:00.

Megjithatë 39-vjeçari suedez u bë protagonist sërish në ekrane, këtë herë në skenën e Aristonit, në festivalin tradicional italian të këngës, Sanremo, ku ishte edhe i ftuar fiks gjatë gjithë javës së koncertit.

Sulmuesi u bë protagonist vazhdimisht me deklaratat e tij, teksa një mbrëmje këndoi në duet me trajnerin e Bolognës, Sinisa Mihajlovic, ndërsa mbrëmë, në natën finale të festivalit, kishte zgjedhur një monolog mjaft special për mbylljen e spektaklit.

“Nëse nuk ndërmerr sfida me veten, nuk mund të rritesh. Kur ndërmerr sfida është si të zbresësh në fushë dhe kur zbret në fushë, mund të fitosh dhe mund të humbësh. Unë kam luajtur 945 ndeshje dhe kam fituar shumë, por jo të gjitha. Kam fituar 11 tituj kampionë, por edhe kam humbur të tjerë. Kam fituar kupa të shumta, por edhe kam humbur disa. Jam Zlatan edhe pa i fituar të gjithë ndeshjet, jam Zlatan si kur fitoj, ashtu edhe kur humb. Nëse gabon Zlatan, mund të gabosh edhe ti, por e rëndësishme është të bësh diferencën çdo ditë. Kam bërë më shumë se 500 gola, por edhe kam gabuar disa raste. Disa penallti kanë shkuar keq, por dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është thjesht një pjesë e suksesit. Të mos bësh asgjë, është gabimi më i madh që mund të bësh. Impenjim, dedikim, vazhdimësi, përqendrim…. Ju jeni të gjithë Zlatan dhe unë jam të gjithë ju. Faleminderit Itali, shtëpia ime e dytë”, tha Ibra në monologun mbyllës të Sanremos.

Maqedoni3 minutes ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni10 minutes ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë1 hour ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni2 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri3 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni3 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë3 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme3 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni3 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme4 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme4 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

Maqedoni4 hours ago

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

NA NDIQ NË FACEBOOK