Connect with us

Lajme

I vihet flaka ‘Range Rover-it’ luksoz në Vlorë, dyshohet se është në pronësi të modeles së njohur

Publikuar

Një automjet luksoz tip ‘Range Rover’ është tentuar të digjet qëllimisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, makina është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, duke pësuar dëme të vogla material.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të cilët kanë tentuar të djegin makinën luksoze.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së
zjarrit
.