Connect with us

Lajme

Grubi: Dora jonë e sinqertë e bashkëpunimit vazhdon për opozitën

Publikuar

“Dora jonë e sinqertë e bashkëpunimit vazhdon”, kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi se oferta e BDI-së që të ulen bashkë me opozitën shqiptare, ende vlen.

Sipas, tij, thirrja për takimin që u anulua ditën e hënë, ishte bërë para se të realizohet takimi mes liderëve Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

“Takimi ndërmjet sekretarëve të partive, është thirrur para se të organizohet takimi midis Zoran Zaevi dhe Hristijan Mickoskit. Ftesa atyre u është dërguar kohë më parë, a ndërsa kishin premtuar përgjigje deri në ditën e diel, të cilën nuk e dhanë në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Tema ishte Ligji për regjistrim, por edhe Ligji për shtetësinë, si dhe bashkëpunimi ndërpartiak në lidhje me projektet të cilët janë në Parlament. Ishte dorë e shtrirë për bashkëpunim, dorë shumë e sinqertë e shtruar për bashkëpunim ndaj opozitës të cilën ata e refuzuan, siç refuzuan më herët bashkimin e këtyre partive politike rreth një platforme të përbashkët”, tha Grubi, transmeton TV21.

NA NDIQ NË FACEBOOK