Connect with us

Lajme

Grida Duma e sfidoi/ Ironizon Veliaj: Ne e….

Publikuar

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma ka sfidurar ditën e djeshme kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të lerë mandatin e tij në kryeqytet dhe të përballen së bashku në Kavajë e Rogozhinë.

Duma tha se nëse Veliaj arrin të fitojë 7% të votave në përballjen e tyre elektorale, ajo do të dorëzojë mandatin e saj si deputete.

Për këtë deklaratë ka ardhur edhe reagimi i Veliajt , i cili nga Rrogozhina iu përgjigj sot Dumës, duke e ironizuar për djegien e mandatit.

Listën tonë për qarkun e Tiranës do ta drejtojnë dy profesoresha. Një prej tyre është Luljeta Bozo, profesoresha e Inxhinierisë së Ndërtimit, që dhe në atë moshë është më e papërtuar se disa çupëlina që vijnë këtej vërdallë. Kur e dëgjova atë që kemi përballë që tha: “E sfidoj Erionin të kandidojë në Rrogozhinë e në Kavajë”, nuk e di pse harron që ne “e rrahëm” në Tiranë, ku ka pasur humbjen më të madhe te Njësia 1. Harron që ne “e rrahëm” edhe në Durrës me mbi 10 mijë vota diferencë. Harron që e la vetë mandatin dhe sot kërkon të kthehet në detyrë.

Zysh Luljeta nuk e lë kurrë detyrën. Nuk e la kur ra tërmeti e jo më ta lërë siç bëri Grida me shokët e vet që për një kapriço thanë: “s’fituam ne, po ikim nga loja”. Kjo nuk është lojë për fëmijë, është përgjegjësi. Për çfarë janë këto sfida dhe pse i lini detyrat përgjysmë? Kjo është pyetja që duhet t’ju bëjmë atyre, sidomos një mësuese që nuk e lë kurrë orën e mësimit apo një doktoreshë që nuk e lë kurrë sallën e operacionit nuk duhet të mbështesin politikanë që lënë përgjysmë detyrat e tyre dhe atë që populli i kërkoi të çonin deri në fund”, u shpreh ai, ndërsa ironizoi edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Motot i kemi të ndryshme. Luli e kishte moton: “Ta bëjmë ditën natë!” Sigurisht, kur e ke mendjen te gjumi do të bësh ditën natë. Motoja jonë është ta bëjmë natën ditë. Të mundohemi të punojmë deri vonë dhe të kemi sa më shumë rendiment me gjithë angazhimin dhe energjinë pozitive që kemi”, theksoi Veliaj./ CNA.al

Kosovë31 minutes ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë33 minutes ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme41 minutes ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme2 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë2 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme2 hours ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Kosovë2 hours ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

NA NDIQ NË FACEBOOK