Connect with us

Lajme

Gjendje e jashtëzakonshme / Gazetari shqiptar shpjegon procedurën: Paralajmërimi i Zaevit është blof

Publikuar

Gazetari shqiptar, që ndjek punën e Kuvendit, Adrian Kerimi në facebook shkruan:

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme si mënyrë për të zhbllokuar Kuvendin (të bllokuar në procedura, jo në funksion) paraqet grusht shtet!

E para; gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur nuk ke Kuvend funksional, e dyta; dispozita e Nenit 125 “Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet…” i referohet Kuvendit të pakonstituuar, pa kryetar dhe pa trupa punues, e treta; me Kuvend funksional e njëjta duhet caktuar me shumicë prej dy të tretave.

Për më tepër, 5 gjendjet e jashtëzakonshme të shpallura paraprakisht (me kërkesë të Presidentit, kur Kuvendi nuk ishte i thirrur dhe vendi ishte në Qeveri teknike) janë vendosur në rend dite, por nuk janë konfirmuar.

Me pak fjalë, paralajmërimi i kryeministrit për gjendje të jashtëzakonshme është blof!

NA NDIQ NË FACEBOOK