Connect with us

Sport

Giuffredi i sigurt: Veretout qëndron te Roma!

Publikuar

Menaxheri i Jordan Veretout, Mario Giuffredi i jep fund dyshimeve për të ardhmen e mesfushorit të Romës, i cili kërkohet nga Napoli. Gjatë një interviste për mediat, Giuffredi sqaroi se e ardhmja e ardhmja e 28-vjeçarit do të vazhdojë të jetë te verdhekuqtë. Ai pohoi se francezi ndihet shumë mirë në kryeqytet dhe se nuk e mendon largimin nga skuadra e drejtuar nga Fonseca. Giuffredi deklaroi se me rifillimin e kampionatit, i cili është ndërprerë për shkak të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, Veretout do të jetë në dispozicion të skuadrës për të rinisur aventurën me verdhekuqtë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK