Connect with us

Lajme

Gërvalla: Grenell ishte ambasador skandaloz në Gjermani, e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter

Publikuar

më

Pas shkrimit në Twitter të ish ambasadorit Richard Grenell i cili va vazhduar me deklarata kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke e quajtur antiamerikan, ka reaguar Donika Gërvalla nga lista e Vjosa Osmanit.

Gërvalla në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në Gjermani Grenelli ka qenë një ambasador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i dërguar i presidentit amerikan në Kosovë.Ajo më tej shkruan se Grenell është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter.

Lexoni të plotë postimin e Gërvallës në Facebook:

“Dokrrat e pakripura në TwitterSipas të gjitha sondazheve ndërkombëtare, shqiptarët janë populli më proamerikan i këtij planeti. Jo vetëm Albin Kurti që jo se jo, por në Kosovë asnjë person që di të numërojë deri në tre nuk është kundër Amerikës. Arsyen e dimë të gjithë.Në Gjermani Grenelli ka qenë një ambasador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i dërguar i presidentit amerikan në Kosovë. Qytetarët amerikan i kanë larguar tashmë që të dy nga postet e tyre të larta.

Të dy kanë tentuar më pas që zgjedhjet e lira në Amerikë të mos i pranojnë duke i quajtura të manipuluara, gënjeshtra këto që kulmuan në sulmin e armatosur ndaj Kapitolit duke i shfaqur botës ndër imazhet më të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë nga Amerika. As Trumpi dhe as Grenelli nuk janë interesuar asnjë herë për Kosovën, ata interesohen vetëm për veten e tyre. Për fat të mirë, Grenelli mbetet vetëm një episod i shkurtër dhe i shëmtuar për vendin tonë.

Presidenti Biden është një mik i vërtetë i Kosovës. Në vend të gjuhës së presionit, administrata e re amerikane ofron mbështetjen e saj për sfidat e shumta që na presin. Këto janë marrëdhëniet normale mes Amerikës dhe Kosovës.Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter.Zoti i ka bekuar Amerikën dhe Kosovën dhe miqësinë e tyre të përhershme”- shkruan Gërvalla.

.

Maqedoni33 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri1 hour ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK