Connect with us

Lajme

Gazetari nga Tirana: Grubi erdhi në kohë fushate për të mbështutur Ramën dhe PS-në

Publikuar

Gazetari nga Tirana, Aurel Rakipllari përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar vizitën e sotme të zv kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Sipas Rakipllarit, Grubi përmes kësaj vizite po tregon haptas se mbështet PS-në fushatën zgjedhore atje derisa publikon fotografi nga takimet me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, ndërsa edhe pse është takuar edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, me këtë të fundit nuk e pa të arsyeshme të publikoj një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale, transmeton Zyrtare.net

Ndërkohë Grubi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se takimet me krerët e lartë shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës i bën për ti bërë thirrje diapsorës shqiptare për tu regjistruar.

NA NDIQ NË FACEBOOK