SKENA
Fshijnë çdo foto bashkë në “Instagram”, merr fund lidhja?

Edhe pse doli nga “Për’puthen” me Andin, shumë shpejt doli u zbulua e vërteta e madhe. Tea në fakt ishte prej disa kohësh në një lidhje dashurie me djalin nga Kosoba, Beart Rexhepin.
Një fotografi e tyre që u shfaqën duke u puthur në buzë u bë menjëherë virale dhe u komentua gjatë. Madje ata ishin të ftuar së bashku edhe gjatë një puntate të “Për’puthen Prime”, për të treguar historinë e tyre të dashurisë.
Nga ana tjetër, Tea dhe Bearti, dukeshin si të pandashëm pasi shfaqeshin bashkë në çdo vend. Së fundmi, ata kanë udhëtuar së bashku drejt Stambollit, Turqi.
Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë. Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhë thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.
E para ishte Tea, ajo që tregoi në “InstaStory” që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara. Ndërkohë në asnjërin prej postimeve të saj s’u pa Bearti, që supozohej të ishte gjithë kohës me të.
Tea nuk e la me kaq, pasi më vonë publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur”. I menjëhershëm ishte kundërpërgjigja e Beartit, i cili bëri një postim në “Instastory”.
“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”, ishin fjalët e shkruara në postimin e tij.
Nuk mbaron me kaq! Pasi Tea ka fshirë çdo foto me partnerin në “Instagram”, përveç asaj të Giveaway-t që ka qenë e detyruar ta mbajë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bearti, duke lënë fansat të mendojnë se ata nuk janë më bashkë.
Ende nuk dihet arsyeja që i çoi në këtë vendim, pasi dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Madje i kishin prezantuar edhe familjet njëri-tjetrit.


















