Connect with us

Lajme

“Football Leaks” zbulon klauzolën midis Realit dhe CR7 për të shmangur taksat

Publikuar

më

Marrëdhënia e Cristiano Ronaldos me Real Madridit dhe problemet me Thesarin Spanjoll, vazhdojnë të jenë temë debati edhe tri vite, pas largimit të portugezit drejt bardhezinjve. Sot, gazeta dixhitale “infoLibre” ka zbuluar një kapitull të ri të parregullsive të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në lidhje me marrëdhënien e punës me Real Madridin.

Sipas informacionit të medias së lartpërmendur, bazuar në hetime të ndryshme, të inkuadruar nën hetimin e “Football Leaks”, faqja në internet që ka nxjerrë në publik dokumentacionin e pretenduar të kontratave, kostot e transferimeve dhe pagave të futbollistëve të njohur, CR7 nënshkroi dy letra, që mbrojnë pagën e tij kundër veprimeve të Thesarit.

“InfoLibre” kujton se ky lloj veprimi është i ndaluar, sipas Statutit të Punëtorëve. Gjithashtu, zbulohet se Cristiano Ronaldo ishte i vetmi lojtar, të cilit Real Madridi supozohet se i shkruajti një letër dëmshpërblimi tatimor, e cila i garantonte atij një pagë neto, pavarësisht nga kërkesat e mundshme të arkave publike të Spanjës.

Ky portal ka zbuluar se lojtarë të tjerë, të tillë si Bale, i kërkuan Real Madridit një klauzolë “dëmshpërblimi të përgjithshëm të taksave”, pa e marrë atë. Kjo thuhet në dokumentet e “Football Leaks”, të shpërndara nga “Der Spiegel” dhe “infoLibre” si partner.

Nga ana e tij, Cristiano Ronaldo u largua nga Spanja në vitin 2018 për të nënshkruar me Juventusin, në mes të një ambienti të komplikuar për shkak të llogarive të tij me thesarin spanjoll. Gjyqi që kishte me autoritetet tatimore spajnjolle u vulos në janar 2019. Në të, sulmuesi portugez ratifikoi paktin që kishte arritur me Thesarin Spanjoll muaj më parë, në të cilin zëvendësoi dënimin me 2 vite burg me pagimin e një gjobe prej 360.000 euro.

.

Maqedoni31 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri1 hour ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni8 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK