Connect with us

Shëndetësi

Filipinet raportojnë rekord rastesh me koronavirus në një ditë

Publikuar

Filipinet regjistruan numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 për një ditë të enjten.

Kjo është hera e katërt në dy javë që vendi ka raportuar një numër rekord të rasteve të reja.

Departamenti i Shëndetësisë i Filipineve raportoi 8.773 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Vendi ka raportuar gjithsej 693,048 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 13,095 vdekje nga virusi.

The post Filipinet raportojnë rekord rastesh me koronavirus në një ditë appeared first on Klan Kosova.