Connect with us

Lajme

Filipçe: Asnjë qytet nuk i përmbush kushtet për ashpërsim të masave

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka komentuar kërkesën e Negotinës dhe Gjevgjelisë që të zbatohet ora policore në këto komuna pas rritjes së rasteve me Covid-19.

Filipçe tha se për momentin asnjë komunë nuk i plotëson kushtet për të pasur masa të reja restriktive.

“Mendoj se për momentin asnjë qytet nuk i përmbush kushtet që të ketë masa shtesë restriktive. Jemi duke e ndjekur situatën, tani për tani kjo nuk është e nevojshme”, tha Filipçe në Saraj, transmeton TV21.

NA NDIQ NË FACEBOOK