Sport
Feronikeli shtang Prishtinën, i shkakton humbjen e parë për 2021-in!


Feronikeli i jep një goditje të rëndë shpresave të Prishtinës për të fituar titullin në këtë sezon të Superligës së Kosovës. Skuadra e Zekerija Ramadanit pësoi humbjen e parë për vitin 2021 pasi u mposht nga formacioni i Klodian Duros me rezultatin 2-0 në Drenas në një ndeshje të luajtur më mirë nga bardhjeshilët. Të dy golat për Feronikelin u shënuan nga Marko Simonovski ndërkohë që skuadra nga Drenasi e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Argjend Malaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78-të. Feronikeli falë kësaj fitoreje ndali ecurinë fantastike të Prishtinës në këtë vit të ri kalendarik me skuadrën kryqytetase që vinte pas 8 fitoresh rresht në të gjitha kompeticionet dhe pas javës së 25-të mund ta shohë veten -6 pikë nga Drita kryesuese. Hodhi një hap të madh përpara ndërkohë Llapi falë suksesit 1-4 në Pejë ndaj Besës së vendit të fundit.






















