Sport
E premte spektakolare në Supersport, në fushë Atalanta dhe Lazio, luhet dhe derbi i Valencias!


E premtja e futbollit në Supersport, vjen me disa sfida interesante sot nga kampionatet kryesore europiane. Java e 27-të e Serie A nis me sfidat e dy prej skuadrave që do te impenjohen në Champions League mesjave e ardhshme. Lazio e Simone Inzaghit pas humbjes ndaj Juves do të përpiqet të reagojë në duelin shtëpiak ndaj Crotones së vendit të fundit. Takimi mes bardhekaltërve dhe kalabrezëve do të startojë në orën 15:00. Në mbrëmje në fushë do të zbresë Atalanta që do të presë në Bergamo, Spezian, me objektivin e vetëm për të marrë tre pikët që do ta mbajnë në vallen e zonës Champions. Në La Liga e premtja është dita e derbit të Valencias, me Levanten që do të presë Los Che, në një sfidë ku si rrallëherë vendasit janë favoritë për shkak të vështirësive që po has Valencia në këtë sezon.






















