SKENA
“E kemi lënë me Julin që të…”/ Kulmi i Ledjanës në TV do të jetë pas Për’puthen!

Ledjana Prenga është një ndër konkurrentet e programit “Për’puthen” që tashmë e njohim pothuajse të gjithë. Një vajzë me pasione të mëdha, veçanërisht sportin, ishte e ftuar në Top News në emisionin “Jashtë Loje” të moderuar nga Sidorela Gjoni për të zbuluar akoma më shumë rreth jetës së saj dhe detaje që nuk i kemi ditur më parë.
Si zakonisht në “Jasht Loje” moderatorja realizon një lojë, ku e ftuara e kësaj rradhe duhet të plotësojë fjalinë që i jep, një ndër to që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte pjesa kur Ledjana zbulon se kulmi i saj në televizion do të jetë pas Për’puthen, se çfarë pritet të ndodhë, koha do të na i tregojë të gjitha…
Dita më e bukur e jetës sime – Kur ndodhem në palestër
Njeriu që unë i besoj më shumë – Vetja
Nuk do heq dorë kurrë nga – Dëshirat e mia
Jam penduar për – Asgjë
Pushimet e mia dua t’i kaloj në – Jashtë Shqipërisë
Nuk do të jetë kurrë shoqja ime – Një person të cilit unë i besoj sekretet e mija dhe ajo i shpërndan.
Kulmi në TV – Pas Për’puthen
Udhëtimin e parë jashtë shtetit do ta bëj në – E kemi lënë me Julin që të bëjmë një autostop në Kanada nuk e di sa do të realizohet…
Sporti im i preferuar – Fitnesi
Rrjeti im social i preferuar është – Instagrami
Ndjekësve të mi në Instagram iu premtoj se – Që më ndiqni pasi gjithmonë do të keni surpriza nga unë dhe nuk do t’ju zhgënjej.
















