Connect with us

Lajme

“Duhet t’u kishe kërkuar falje grave që ke bullizuar”, Garo-Ramës: Koha juaj ka mbaruar

Publikuar

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike ka bërë një reagim për deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama për gratë dhe vajzat e politikës.

Në një video-mesazh, Floriana Garo shprehet se e vetmja gjë që duhej të kishte bërë Edi Rama sot ishte t’u kërkonte falje vajzave dhe grave që sipas saj, ai i ka dhunuar, bullizuar apo ofenduar e tallur. Garo shprehet se gratë meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to, dhe ky sipas saj, është Lulzim Basha.

Reagimi i plotë:

“Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite. Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.”-tha ajo.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK