Lajme
Drejtori i Entit të Statistikave: Kemi bojkot të regjistrimit në diasporë

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, Apostol Simovski theksoi për Kanal5 se diaspora po e bojkoton regjistrimin e popullsisë. Sipas tij, bojkoti i heshtur sigurisht ka të bëjë me fushatën kundër regjistrimit dhe bojkotimin e tij.
“Numri i vogël sidomos në Australi, por edhe në Kanada dhe SHBA sigurisht se ka të bëjë me antifushatën, që e dijmë se po vijon dhe kemi informacione të tilla. Andaj edhe njëherë i inkurajojmë, sepse kjo është diçka që është në interes tonin dhe të shtetit, për të grumbulluar informacione se sa jemi dhe ku kemi bashkëatdhetarë tanë”, theksoi Simovski.
















